Connect with us

Kosova

Trajkoviç: Vuçiç instaloi mafien në veri të Kosovës

Rada Trajkoviç, kryetare e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve ka kritikuar politikën e presidentit Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës, duke thënë se ai “instaloi në pushtet një mafie, të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviqi, Milan Radoiçiç dhe shefi i policisë për veriun, Zhelko Bojiç”.

“Ka 10 vite që ata punojnë aktivisht për të kriminalizuar jo vetëm veriun e Kosovës” – ka akuzuar Trajkoviç

Ajo gjithashtu theksoi se ata tani janë “multimilionerë, dhe se janë një nga shfrytëzuesit më të mëdhenj të buxhetit të Serbisë, pra shfrytëzojnë disa nga projektet më të mëdha të vendit”.

Trajkovic u shpreh se Aleksandër Vuçiç është fajtori më i madh dhe kryesor nga pala serbe, i cili ndikoi në shumë gjëra në Kosovë. Dhe në këtë drejtim, ajo paralajmëron se nëse do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm, mund të ketë ikje masive të serbëve nga Kosova.

Advertisement