Bota
Me vendim qeverie, ndalohen celularët në shkolla
Qeveria holandeze vendosi në mbledhjen e fundit të saj që të ndalojë nxënësit të mbajnë pajisje elektronike, përfshirë dhe telefonat celularë në shkolla, me arsyen e vetme që të mos ndërpresin procesin mësimor. Kjo iniciativë u bë e mundur falë bashkëpunimit me shkollat dhe hyn në fuqi duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor. Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë vetëm nxënësit me nevoja të veçanta shëndetësore dhe në rastet e orëve të mësimit kur do të diskutohet për aftësitë teknologjike dhe digjitale. “Ndonëse telefonat celularë janë bërë pjesë e pandashme dhe e rëndësishme e jetës sonë, ata nuk e kanë vendin në klasë. Nxënësit do të duhet të fokusohen te mësimet për të nxënë sa më shumë. Është e vërtetuar shkencërisht tashmë se telefonat e ndërpresin vëmendjen nga mësimi”, tha mes të tjerash ministri i Arsimit, Robbert Dijkgraaf