Bota
Alarm në Pallatin Buckingham, burri prangoset tek porta dhe kërcënon…
Një situatë alarmante u krijua jashtë Pallatit Buckingham pasi një burrë u prangos në portën kryesore të pallatit dhe filloi të kërcënonte se do të dëmtonte veten.Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë burrin me një këmishë të bardhë me mëngë të shkurtra dhe pantallona të zeza të prangosur ndërsa qindra turistë kalojnë jashtë.Menjëherë forcat e policisë kanë larguar të panjohurin dhe atmosfera është qetësuar.Disa ambulancat shkuan në vendngjarje si dhe disa makina policie.Policia Metropolitane e Londrës tha se “rreth orës 17:23, një burrë iu afrua Buckingham Gates dhe prangosi veten.”Në një video të postuar në rrjetet sociale, një grua shkruan: Në Buckingham po zhvillohet një dramë.