Aktualitet
Gurorja u bë ‘mollë sherri’, publikohen pamjet nga shpërthimi pranë banesave
Gurorja e cila u bë shkak për dhunimin barbar të dy kushërinjve në Krujë nga fisi Rraja, ndodhet rreth 100 metra larg nga banesa e të plagosurve, Jashar dhe Bilbil Maja.
Shpërthimet e minave prej kohësh kanë shqetësuar banorët e fshatit Borizanë, të cilët janë ankuar dhe kanë denoncuar administratorët e kësaj guroreje, pasi nga shpërthimet e minave janë shkaktuar plasaritje tek banesat.
Kjo video është bërë në afërsi të banesave të kushërinjve Maja, teksa shihet dhe dëgjohet një nga shpërthimet, gjatë punës në gurore./BW