Connect with us

Aktualitet

Sherri mes dy fiseve/ Ish-oficeri: Kur më kërcënuan mua ishte dhe Taulant Balla

Emiljano Nuhu: Nuk gjej fjalë ta përshkruaj se si dhunohen dy persona. Klani Rraja gjithë këto veprime dhe ngjarje i bën me bekimin e politikës. Dhe nga mënyra se si ata i filmojnë dhe i publikojnë për të treguar se ata mbizotërojnë në zonë. Kam parë videon dhe në video arrij të dalloj disa persona. Personat që shkquaj në video janë Xhelal Rraja dhe personi tjetër është Flamur Rrajan dy vëllezërit e deputetit që janë me armë. Personi i tretë është djali i deputetit që është agresiv dhe gjuan kur personi është i shtrirë në tokë. Në vitin 2018 kanë qenë në zyrën time, Xhelal Rraja, Taulant Balla, kryebashkiaku i Krujës dhe Xhelal Rraja më ka kërcënuar mua. është person shumë agresiv, pamjet e tregojnë vetë. Personat ushtronin presion ndaj meje. Rasti i Xhisiela Malokut, ishte djali i deputetit Rrahman Rrajës, që e ka dhunuar atë. Ata erdhën në zyrë për të më bërë presion që të mos bëja veprime të më tejshme. Vetëm unë ngela i dëmtuar, jo ata. Duke marr parasysh vendin aty që është i vogël, policia ka pasur kapacitetin për të kapur personat dhe sot i ka shpallur në kërkim. Dhe kanë menduar se nuk do kishte pamje filmike. Procesi gjyqësor ndaj meje vazhdon akoma dhe prokurorja po më shantazhon mua. Nuk po e çon në gjykatë për të marrë vendim por po e mban si presion që të më arrestojnë mua nëse vij në Shqipëri.

Advertisement