Connect with us

Bota

Tjetër rekord: Brenda javës tri ditët më të nxehta në rang global

Temperatura mesatare në botë ka arritur një nivel të ri për herë të tretë brenda një jave.

Të dhënat e analizuara nga një grup shkencëtarësh amerikanë tregojnë se temperatura mesatare globale të enjten ishte 17.23 gradë Celsius.

Këto temperatura thyejnë rekordin prej 17.01C të vendosur të hënën, që u tejkalua vetëm një ditë më vonë kur temperatura mesatare arriti në 17.18C.

Temperaturat janë të nxitura nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe modeli i motit që ndodh natyrshëm i njohur si El Niño, thonë shkencëtarët.

Lëkundjet Jugore të El Niño, ose siç quhet ndryshe ENSO, është luhatja më e fuqishme në sistemin klimatik kudo në Tokë. Kjo ndodh çdo tre deri në shtatë vjet, dhe në fazën e ngrohjes, ujërat më të ngrohta dalin në sipërfaqen e Paqësorit tropikal dhe e shtyjnë nxehtësinë në atmosferë.

Para kësaj jave, hera e fundit që u thye rekordi ishte në gusht 2016.

Advertisement

TRENDING