Bota
Erdogan i prerë: Nuk lejojmë askënd të tensionojë marrëdhëniet Rusi-Turqi
Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan në një komunikim për mediat ka folur për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë.
Erdogan është shprehur se Turqia gjithmonë ka ndjekur një politikë të ekuilibruar dhe ata që duan të përkeqësojnë marrëdhëniet e tyre me Rusisë, nuk do t’ja dalin.
“Që në ditën e parë kemi ndjekur një politikë të ekuilibruar. Lobi ushtarak, duke përdorur opozitën, u përpoq të na hidhte në zjarr. Ne nuk lejuam që të ndodhte. Nuk lejuam që forcimi i marrëdhënieve me Ukrainën të prishë marrëdhëniet tona. Ne mbajmë një dialog të ngushtë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin”, tha Erdogan.