Connect with us

Sport

Konfirmohet lidhja e Shakirës dhe Hamilton? Shtohen dyshimet pas veprimit të fundit në Silverstone…

Prej javësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira dhe  Luis Hamilton janë në një lidhje.Dyshja janë parë në festa, restorante dhe vende të ndryshme. Për më tepër, prania e krijueses së hitit “Copa Vacia” në të gjitha garat e Formula 1 nxit akoma më shumë thashethemet.Mirëpo së fundmi Shakira është parë duke mbështetur pilotin e Formula 1, teksa po garonte për Çmimin e Madh të Britanisë.Në një moment ajo u kap nga kamerat, ndërsa dukej e relaksuar dhe e lumtur krah të pranishmëve të tjerë në aktivitetin sportiv.Hamilton performoi në mënyrë fantastike, teksa zuri çmimin e tretë në garë.Sipas fansave mesa duket Shakira i sjell fat Hamiltonit , pasi performanca e tij ka qenë e shkëlqyer sa herë që këngëtarja e shoqëron atë.Më 4 qershor, në Çmimin e Madh të Spanjës, Hamilton përfundoi në vendin e dytë ndërsa Shakira shikonte nga gropat.Pas mbarimit të garës dyshja darkuan së bashku në një restorant në Barcelonë dhe ky veprim i yjeve të hollywood-it ka shtuar më shumë zërat për lidhje.

Advertisement