Connect with us

Kosova

Albin Kurti, një “patriot” me leje të serbëve të veriut dhe Vuçiçit

Sipas analistit Mero Baze, ka folur rreth skandalit të audiopergjimit të hedhur ne tregun mediatik nga ‘Nacionale’ e Berat Buzhalës në Kosovë

Ai thotë se skandali bëhet dhe më i rëndë, kur shikon se kriza në veri të Kosovës, e cila ka dalë jashtë kontrollit, bëhet pikërisht nga dy palë të cilat komunikojnë me njëra- tjetrën, dhe janë të koordinuara në veprimet e tyre me njëra- tjetrën dhe se audioregjistrimi nxjerr disa anë të errta të qeverisë së Albin Kurtit.

Së pari, nxjerr faktin që Albin Kurti koordinohet dhe bashkëpunon me ata që i quan “kriminelë serbë”.

Së dyti, audioregjistrimi tregon se qeveria Kurti e ka tërësisht demagogji atë që e quan qëndrim parimor ndaj organizatave të serbëve në Veri

Së treti, audiopërgjimi tregon pse Albin Kurti bën si i fortë me serbët në Veri, dhe plagosen vetëm ushtarë të KFOR, pasi është në marrëveshje me krahun radikal serb, për të destabilizuar rajonin dhe për ta vendosur nën pushtetin e ndërkombëtarëve, me qëllim që të vetëshpallet viktimë e ndërhyrjes perëndimore, duke shpëtuar dhe veten, dhe Vuçiçin, nga përgjegjësia për Veriun e Kosovës.

Sipas analistit Baze, videopërgjimi dëshmon se Albin Kurti, është një “patriot” me leje të serbëve të Veriut dhe Vucicit

Advertisement