Connect with us

Bota

Gjermania: Nuk na duhen tensione në Ballkan

Qarqe qeveritare nga Gjermania kanë theksuar rëndësinë e shtensionimit të marrëdhënieve mes Kosoves dhe Serbise dhe se po shqyrtojne edhe mundesine e masave ndaj Beogradit.

“Fokusi ynë është që të dy palët të zbatojnë atë që kanë premtuar, veçanërisht në Beograd, por edhe në Kosovë”, tha zyrtari gjerman për DW, duke pasur parsysh planin franko gjerman dhe darkodimin per te ne shkurt dhe mars te ketij viti.

“Hapi tjetër është që të dyja palët të jenë të pranishme në bisedimet e udhëhequra nga BE dhe me pas te negociojne ne menyre konstruktive për Asociacionin e Komunave të Kosovës së Veriut.”

Sipas Berlinit, kancelari gjerman “është në shkembim intensiv mendimesh me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për çështjet e përgjithshme të stabilitetit në Ballkan”

“Është vërtet koha që të gjitha palët e përfshira të zbatojnë atë për çka është rënë dakord. Nëse e bëjnë këtë – dhe sipas nesh nuk ka asgjë që i pengon – nuk ka nevojë për përsiatje”, tha zyrtari gjerman

Advertisement