Connect with us

Rajon

Kosovë-Serbi/ Ischinger: Jam kundër sanksioneve

Politika e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës është kritikuar shumë nga ekspertë dhe njohës të Ballkanit. Ish- ambasadori gjerman dhe njohës i Rajonit, Wolfgang Ischinger, në një takim zhvilluar me gazetarët e huaj të akredituar në Berlin, u shpreh skeptik ndaj kësaj metode.

“Unë nuk jam për aksione të tilla ndëshkuese. Mendoj se Bashkimi Evropian duhet të bëjë kujdes që vendimet për sanksione, sikurse është vepruar më parë edhe kundër Polonisë apo Hungarisë, që rrezikojnë të mos sjellin rezultate produktive.”  – tha Ischigner duke shtuar se masa këto mund të sjellin armiqësime të panevojshme për bashkëpunimin në BE. Ai tha se vetë është për shpërblime, në vend të dënimit. Prandaj edhe unë do t’i propozoja zotit Borrell ose Lajçak që të bëjnë një listë me shpërblime për ata që bashkëpunojnë, ata që nuk bashkëpunojnë nuk marrin asgjë.”

Ischinger tha gjithashtu se vendet Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në BE para Ukrainës.

“Tani kanë kaluar 20 vjet, asgjë nuk ka ndodhur, zhgënjimi është i madh” – theksoi ish ambasadori gjerman

Advertisement