Aktualitet
“Çfarë paske bo’ kështu o Zamo?!” – Gjergj Luca tregon vizitën në shtëpinë e Samir Manes
Biznesmeni Gjergj Luca ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në “Të Paekspozuarit”, ku tregoi edhe një episod me Samir Manen në banesën e këtij të fund.
Ylli Rakipi: Ti je njeri i kamur, por e vë re që sillesh si njeri i thjeshtë, vishesh thjeshtë dhe nuk je i dhënë pas jetës së luksit, me këto gjerdanët, siç i vendosin këta dhe vijnë vërdallë. Si e shpjegon këtë ti? Apo këta që janë të pasur… Se edhe ti si Zamo vishesh. Këta që janë të pasur vishen kështu thjeshtë, ndërsa këta që hiqen si të pasur vënë gjerdanë dhe hiqen si kapitalistë të mëdhenj?
Ylli Rakipi: Po këta që hiqen si biznesmenë të mëdhenj dhe më pas kërkojnë dy tonë hekur borxh?
Gjergj Luca: Këta nuk i mungojnë asnjë periudhe dhe asnjë vendi, por mua më pëlqen shtresa ime, shtresa e mesme.
Ylli Rakipi: Ke ngritur një problem për asistencën dhe thua se është krimi më i madh në vend. Pse mendon kështu kur asistencë sociale për njerëzit e papunë ka në vendet kapitaliste më të zhvilluara, si në Britani përshembull. Ti do që t’ju heqësh 50 mijë lekëshin këtyre njerëzve?
Çmimin bazë që ka rritur qeveria duhet ta kishte bërë më përpara, vetëm se nuk ka në dorë që të frenojë inflacionin. Unë për çdo kamion humb 2300-2400 euro, shumë që rrezik nuk e fitoj me atë kamion. Shumëzoi me 20-30 kamionë eksport që bëj unë, sa bëhen në muaj këto. Qeveri mund të na ndihmojë me fuqinë punëtore, me asistencën sociale sepse do të shkatërrojë shoqërinë, nëse nuk e bën këtë reformë. Këtu punëtorët nuk kanë organizime sindikatash. Tani si ka mundësi që gratë që punojnë te unë dhe që janë të siguruara, paguajnë taksa për ato që rrejnë. Ne themi duam fuqi punëtore. Ti ke 120 mijë familje që janë forcë aktive dhe nuk i hedh në tregun e punës për të ndihmuar biznesin dhe për t’i dhënë një kolpo të jashtëzakonshme që të ecë përpara.
U jam lutur miqve të mi në qeveri që ta bëjnë këtë reformë dhe kanë bërë një gjë të madhe dhe thonë: ju merreni njerëzit në punë për provë, paguajini sigurimet dhe ne do t’ua paguajmë asistencën për 3 muaj. Kjo është arritje e qeverisë, por nuk funksionon nga zyrat e punës. Ato duan 5 mijë, 10 mijë lekëshin për t’i lënë njerëzit në asistencë dhe nuk i detyrojnë njerëzit që të shkojnë në punë duke patur këmbë e dorë. Shteti nuk duhet të ndihmojë rrenacakët dhe mashtruesit që i ke të gjithë duke punuar në të zezë në Greqi. Por ligji nuk zbatohet. Nuk funksionojnë bashkitë, nuk e kanë futur në sistem.