Connect with us

Bota

Vritet mizorisht manjati gjerman, trupi gjendet i copëtuar brenda frigoriferit

Është vrarë në mënyrë mizore manjati gjerman i pasurive të paluajtshme, Hans Peter Mack. Ai rezultonte i zhdukur që prej 4 korrikut, teksa pas kërkimeve, manjati është gjetur pa shenja jete me trup të copëtuar në një frigorifer brenda një shpie me qira në Tajlandë.

Zhdukja e 62-veçarit u raportua nga gruaja e tij, një 24-vjeçare tajlandeze, e cila tha se biznesmeni ishte nisur për një takim pune, por nuk u kthye më në shtëpi. Trupi i copëtuar i biznesmenit u gjet mbrëmjen e së hënës në një shtëpi në Pattaya.

Sipas mediave të huaja, banesa ku u gjet manjati ishte marrë me qira nga një mik i biznesmenit. Policët zbuluan trupin e pajetë pasi këqyrjes së kamerave të sigurisë ku u vu re i njëjti frigorifer i ngarkuar në pjesën e pasme të një kamioni të zi.

Policia ka marrë në pyetje një shtetas tjetër gjerman, teksa dyshon se mund të ketë shtetas tajlandez të përfshirë në vrasjen e Mack. Ndërkohë një shitës i vendit ku ndodhi ngjarja tha se kishte parë dy gra duke zbritur një makinë.

Bashkëshortja e tij, Piraya Boonmak, tha se ditën që ai u zhduk kishin planifikuar të drekonin që bashku, por kjo nuk ndodhi, ndërsa pas zhdukjes, ofroi një shpërblim prej rreth 85.900 dollarë në dollarë për çdo informacion që çonte në gjetjen e tij.

Advertisement