Connect with us

Aktualitet

Rrajat në kërkim pas dhunës ndaj fisit Maja, janë larguar nga vendi?

Ka kaluar një javë që nga incidenti i rëndë i dhunës së ushtruar nga fisi Rraja, por 6 të afërmit e ish-depuptetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja ende nuk janë kapur. Burime për “OraNews” bëjnë me dije se dyshohet se asnjë prej tyre nuk ka dalë nga Shqipëria. Të paktën këto të dhëna janë marrë nga TIMS. Dyshimet janë se fshihen te të afërm apo miq të tyre, e ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së Policisë së Shtetit për t’u dorëzuar.

Për ngjarjen e rëndë në Borizanë, vetëm tre persona janë në qeli dhe një është në arrest në shtëpi.

Dhuna e ushtruar ndaj familjes Maja më 6 korrik, tronditi vendin. Organet e rendit thanë se shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës. Pas ankesave, fisi Rraja shkuan në një lokal dhe i dhunuan pa pushim me shkopinj në trup e kokë, madje i drejtuan edhe pistoleta. Videoja u bw publike dhe nw kwrkim janw shpallur Rexhep Rraja djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe vëllai i tij Xhelal Rraja. Të tjerët janë identifikuar si Flamur Rraja, Klajdi Rraja, Edison Meta dhe Përparim Rraja.

Në qeli do të qëndrojnë Ineid Rraja, Eni Kulla dhe Andi Rraja, ndërsa pronari i lokalit Kujtim Përdaku është lënë në detyrim paraqitje nga gjykata.

Advertisement