Connect with us

Kosova

Sërish dhunë në Kuvendin e Kosovës, goditet me shishe uji Konjufca

Përplasjet midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur sërish. Opozita po tenton që të parandalojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u kërkua nga 41 deputetët.

Ata fillimisht bllokuan foltoren, teksa Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale. Pas votimit, pati shtyrje mes deputetëve të mbledhur pranë foltores. Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca gjatë seancës së tanishme u gjuajt me shishe uji.

Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës?

Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat ‘Zdravo’ duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.

Advertisement