Pas përfundimit të programit sportiv, Brikena ka dhënë një intervistë për “She’s on Air” në Top Albania Radio. E pyetur se si i është dukur ky rrygëtim, ajo u shpreh se është shumë e lumtur dhe se ka mësuar shumë.
Më pas tregoi se kënga e saj nuk do të dalë tani së shpejti, por brenda verës.
“Top Arena” mbaroi, si iu duk ky rrugëtim?
Brikena: Unë jam shumë e lumtur për këtë rrugëtim se kam mësuar shumë. Ka qenë eksperienca ime e parë dhe ja kam dalë shumë mirë. Faleminderit të gjithëve që më kanë mbështetur, shikuar. Jam shumë e lumtur që kam bashkëpunuar me Manushin, Mateon, Françeskën dhe të gjithë ekipin e “Top Arena”. Është vërtetë një ekip i madh që tërë kohës përkushtohet dhe nxjerr më të mirën për ne. Një gjë tjetër që kam thënë¸është se do të publikoj këngën time, por që kënga ime nuk do të publikohet tani, po më vonë.
