Connect with us

Bota

Delfinët sulmojnë notarët/ Shkencëtari: Stresohen kur notojnë me njerëzit

Delfinët sulmuan dhe plagosën katër notarë në një plazh në Japoninë qendrore gjatë fundjavës.Një burrë rreth të 60-ave pësoi kafshime në duar dhe thyer brinjë pasi u përplas nga një delfin disa metra larg plazhit Suishohama të dielën në mëngjes, 16 korrik.

Një burrë tjetër rreth të 40-tave pësoi kafshime në krahun e tij në të njëjtin plazh. Më vonë gjatë ditës, dy persona të tjerë u sulmuan nga delfinët, shkruajnë mediat e huaja.

Pavarësisht shenjave që paralajmërojnë notarët që të shmangin prekjen ose afrimin e delfinëve, policia lokale thotë se gjashtë sulme janë regjistruar këtë vit.

Shkencëtarët sugjerojnë se delfinët e egër e shohin notin përkrah njerëzve tepër stresues, duke gjetur prova se kjo prish rutinat e tyre të sjelljes.

Advertisement