Rajon
Gebelsi i Milloshit nuk mund të bëhet aleat i Perëndimit
Profesor Enver Bytyçi shkruan se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk mund të jetë një lider perëndimorët dhe i moderuar, nëse ai mbjell në popullin e tij ëndrra nacionaliste të shtetit të madh serb
Sipas Bytyçit, edhe sikur zoti t’i jepte një forcë magjike e të mbinatyrshme, Vucic nuk do ta realizonte dot kthesën e premtuar me mashtrim, pasi nuk mundet kurrë njëherësh të jesh autokrat e njëkohësisht aleat i Perëndimit.
“Si i tillë Aleksandër Vuçiç do të mbetet gjithmonë aleat e Lindjes, kryesisht i Rusisë së Vladimir Putin. Ai është pa diskutim një autokrat tipik i pa ndreqshëm. Të punosh nën urdhrat e një Hitleri të fundit të shekullit XX, si Sllobodan Milosheviç, të jesh Gebelsi i tij e të pretendosh të jesh demokrat, është utopi. Pra nuk mund të jetë demokrat një vrasës si ai! Edhe nëse do ta donte diçka të tillë, nuk mund ta bëjë” – shkruan professor Enver Bytyçi