Connect with us

Lifestyle

Pse disa njerëz i mësojnë më vështirë gjuhët e huaja?

Njerëzit kanë aftësi të ndryshme, disa prej tyre e kanë të lehtë mësimin e gjuhëve të huaja, ndërsa një pjesë vështirësohet. Një studim i ri sugjeron se njerëzit që e kanë të vështirë të mësojnë gjuhë të huaja mund ta kenë trurin të ndërtuar në një mënyrë të atillë që nuk i mban njohuritë linguistike.

Mësimi i një gjuhe të dytë është më e lehtë për disa të rritur sesa të tjerë, për shkak të mënyrës se si pjesë të ndryshme të trurit komunikojnë me njëra­tjetrën.

Gjithçka ka të bëjë me faktin se sa mirë komunikojnë qendrat e trurit kur janë në qetësi. Pjesa më e madhe e të nxënit ndodh gjatë kohës kur truri pushon, prandaj gjumi është shumë i rëndësishëm.

Për studimin, ekspertët skanuan trurin e 15 të rriturve anglishtfolës, të cilët ishin në fillim të një kursi intensiv 12­javor për mësimin e frëngjishtes.

Ata iu nënshtruan testit të njohurive në fillim dhe në fund të kursit. “Truri është shumë plastik, që do të thotë se ai mund të formësohet nga të mësuarit dhe përvoja”, thotë autorja e studimit dr. Xiaoqian Chai, Instituti i Teknologjisë, në Masaçusets, Britani e Madhe.

Ky studim do t’i hapë rrugë studimeve të tjera të rëndësishme për të kuptuar ndryshimet e të nxënit mes individëve, si dhe për të zhvilluar teknika të tjera më efektive për t’i ndihmuar njerëzit të mësojnë më mirë.

Advertisement