Connect with us

Kronike

PANIK tek njerëzit, zjarr në tarracën e Gjykatës së Lartë në Tiranë

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë. Sipas njoftimit të autoriteteve bëhet me dije se në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz.

‘Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

 

Advertisement