Aktualitet
“S’pranojmë internim”/ Studentët ngrihen sërish në protestë
Në një kohë që Kuvendi pritet të votojë sot projektligjin që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri 5 vite pas studimeve, studentët e Mjekësisë kanë nisur protestën e tyre para nisjes së seancës.
Duke iu referuar deklaratave të Evis Kushit se një pjesë e mirë e studentëve të Mjekësisë janë pro projektligjit, të rinjtë folën me shifra në lidhje me peticionin që është firmosur nga 90% e të gjithë studentëve të Mjekësisë.
Me megafon, studentët kanë bërë thirrje në kor, përmes disa vargjeve:
“Parlamentit i bëjmë thirrje; ne studentët duam zgjidhje, nuk pranojmë në internim
Koston e mban veç prindi im
Mos u dehni nga marria,
lini të vendosë drejtësia!
Nuk kam borxhe për të larë,
s’jam i ulët e as tradhtar
Nuk do të ngrihem për të ikur,
por për shpresën që na keni fikur!”, thuhet në vargjet që përsëritën disa herë në kor studentët e mjekësisë.