Connect with us

DOSSIER

“Gabimi fatal me vajzën e Enver Hoxhës”/ Modelistja: Më thanë pse i more lekët për fustanin?

Modelistja Hirushka Zekthi tha në Top Story se ishte karikaturistja e parë në Shqipëri dhe se kishte qepur rroba edhe për familjen e Enver Hoxhës, por kur i mori lekët e fustanit vajzës së tij, Pranverës, sigurimi në atë kohë i kërkoi llogari.

“Mbas asaj filloj sigurimi: ‘Ti t’i marësh para Pranvera Hoxhës?’. Ada, e cila ka qenë vajzë shumë e mirë më tha: ‘Pse i more lekë asaj se do të sillte një hekur me avull. Atë ma ka sjellë filanja dhe nuk e doja, i thashë. Pse thash, e ofendon Pranverën. Kam qenë shumë direkte dhe mbase i kam bërë dëm vetes me këtë”, shprehet modelistja.

“Që kur jam futur më ka thënë im atë ‘një sy qorr, një vesh shurdh, mbyll gojën, janë shumë kurioz njerëzit mund të pyesin si jeton e kështu’. Herë pas here vinin edhe në shtëpinë tonë. Pastaj pata një presion të jashtëzakonshëm”, tregon Hirushka Zekthi.

Modelistja Hirushka Zekthi, ka treguar mbrëmjen e sotme në Top Story vështirësitë që ka kaluar vite më parë kur e kanë detyruar duke i bërë presion që të akuzonte padrejtësisht piktorin Maks Velo.  Zekthi tha se kolegu i saj Maks Velo u burgos për një pikturë dhe pasi doli nga burgu e akuzoi Zekthin si dëshmitare për burgosjen e tij.

“Gjëja më e tmerrshme që më ka vrarë shpirtërisht, unë e kam pasur komshi piktorin Maks Velo, ne merrnim e jepnim me njëri tjetrin, diskutonim për pikturën. Gjyqi për të u bë vetëm me anëtarët e lidhjes. Vjen personi që terrorizoi atë dhe mua, më tha do të dalësh të tregosh për të. I thashë çfarë të them ai është piktor, pikturon bukur. Më thanë po ai gishti në vesh, e i thashë unë jam nxënësja e tij, është konfuze, më thanë duhet të dalësh se s’bën. Ata na përgjonin të dyve, e vuajta shumë dhe jam prekur kur ai i përmend personat që i kanë bërë dëm dhe nuk e kuptoj përse ka shkruar se isha unë dëshmitare, unë vetëm kaq thashë nuk e di për çfarë e ka pasur. Kur doli nga burgu i thashë sa u gëzova që ke dalë e më tha tani më duan të gjithë por hajde jep një intervistë për vuajtjet e mia.”- tregoi ajo.

Modelistja Hirushka Zekthi, e cila bëri histori që në fillesat e modelizmit në Shqipëri në vitet 80, tregoi për histroinë e saj me vjeshjen e vazjës së Adil Çarçanit apo jetesën në bllok.

“Darka, pushime jashtë shtetit ç’të të them… Vajza e Adil Çarçanit, Teuta, një vajzë simpatike ka qenë, donte një pallto dhe e donte shumë shpejt se e kishte për në Paris, dhe më tha ngelën parizinët duke më thonë ku e ke blerë këtë pallto”, tha Zekthi.

“Ishte një magazinë ekstra që unë i thoja: ‘kur të zgjidhni ju, do zgjedh edhe ndonjë gjë për vete’. Edhe me plot dëshirën”, tregon ajo.

Hyrje daljet në bllok si ishin për ju?

“Thonin a ardh Hirushka, dhe thoshte ushtari vazhdo. Jua them sinqerisht Kam 34 vite në Gjermani, kam jetuar shumë ambiente luksoze por atë ambient komod dhe luksoz, unë në Gjermani nuk e kam parë. Ambineti shtëpisë, ushqimi, veshja… Nga vitaminat më të ndryshme që në market në Germani nuk janë të gjitha mund t’i porosisje ekstra. Një luksozicitet që çtë të them. Që kur shkoja në shtëpi më dukej shtëpia ime e zezë, e errët”, tha modelistja për jetesën në bllok.

Advertisement