Connect with us

Lifestyle

Si të ulni temperaturën e trupit dhe të gjeni lehtësim në këto ditë të nxehta

Zakonisht, hipotalamusi dhe sistemi nervor e mbajnë trupin tuaj në një temperaturë të përshtatshme, por ka raste kur nxehtësia e trupit rritet.

Kjo mund të jetë për shkak të nxehtësisë ekstreme, ushqimeve të caktuara ose faktorëve të tjerë. Për të mësuar më shumë rreth shkaqeve dhe se çfarë mund të bëni për të gjetur lehtësim, AgroWeb.org ju fton të lëxoni më poshtë.

Arsyet pse temperatura e trupit mund të rritet

Disa faktorë mund të shkaktojnë rritjen e temperaturës së trupit tuaj.  E tillë mund të jetë prania e një sëmundjeje inflamatore, siç është një infeksion.

Të kesh një çrregullim të tiroides të njohur si hipertiroidizëm, bën që trupi juaj të rrisë temperaturën e tij.

Nëse kaloni kohë në mot jashtëzakonisht të nxehtë dhe të lagësht ose aktiviteti fizik intensiv.

Veshjet e ngushta dhe sintetike nuk lejojnë qarkullimin e ajrit në trup.

Ngrënia e ushqimeve pikante, të yndyrshme ose të skuqura të çojnë në rritjen e nxehtësisë në trup.

Konsumimi i pijeve me kafeinë ose alkool.

Të kesh sëmundje që ndikojnë në temperaturën e trupit, siç janë disa lloje të artritit, leucemia dhe çrregullimet neurologjike.

Marrja e ilaçeve të caktuara dhe sigurisht edhe dehidratimi që mund të ulë aftësinë e trupit tuaj për të djersitur dhe për të ulur temperaturën.

Si të ulni shpejt nxehtësinë e trupit

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa mënyra të thjeshta dhe efektive për të mposhtur nxehtësinë.

Banja me ujë të ftohtë për këmbët

Vendosja e këmbëve tuaja në ujë të ftohtë freskon trupin tuaj dhe ju lejon të relaksoheni. Thjesht shtoni ujë të ftohtë dhe disa kube akulli në një legen me ujë. Zhysni këmbët tuaja deri në 20 minuta.

Uji i kokosit

Pirja e ujit të kokosit është një mënyrë e shkëlqyer për të freskuar dhe rigjallëruar trupin tuaj. Vitaminat, mineralet dhe elektrolitet në ujin e kokosit e bëjnë atë një mënyrë efektive për tu hidratuar.

Mentja

Ajo është e njohur për vetitë e saj ftohëse për shkak të përmbajtjes së lartë të mentolit. Mund të bëni një çaj të ftohtë me mente dhe ta pini gjatë gjithë ditës. Ndërsa çaji i nxehtë mund t’ju ndihmojë të djersisni më shumë dhe të ftohni trupin tuaj.

Ushqimet hidratuese

Hani shumë ushqime me përmbajtje të lartë uji. Frutat si pjepri, shalqiri dhe luleshtrydhet janë opsione të mira. Provoni të konsumoni edhe shumë perime si selinoja, kastraveci dhe lulelakra. Ju mund t’i konsumoni ato edhe në formën e lëngjeve të freskëta.

Vishuni lehtë

Vishni veshje të lirshme, me ngjyra të lehta në pëlhura natyrale si pambuku, liri ose mëndafshi. Materialet gjysmë-sintetike mund të vishen gjithashtu për të luftuar nxehtësinë e trupit.

Aloe vera

Gjethet dhe xheli i brendshëm i kësaj bime shëruese mund të ndihmojnë në uljen e temperaturës së trupit. Ju mund të aplikoni xhelin e aloe verës në lëkurën tuaj për një efekt ftohës. Për përfitime shtesë, mbajeni në frigorifer përpara aplikimit. Aloe vera mund të konsumohet edhe duke e përfshirë në pije të ndryshme.

Dhalla

Konsumi i dhallës mund të ndihmojë për të ftohur trupin tuaj dhe për të përmirësuar metabolizmin. Është gjithashtu plot me probiotikë, vitamina dhe minerale që do të ndihmojnë për të rritur energjinë dhe duke reduktuar nxehtësinë.

Konsumoni ushqime pikante

Edhe pse ngrënia e ushqimeve pikante mund t’ju bëjë të keni vapë, ato mund të ndihmojnë në uljen e temperaturës së trupit tuaj. Kjo për shkak se kapsaicina, një përbërës i zakonshëm tek to, dërgon mesazhe në tru për të sinjalizuar se trupi juaj është mbinxehur. Kjo bën që ju të djersiteni më shumë se normalisht duke iu dhënë një efekt ftohës.

Lifestyle

Njerëzit inteligjentë e gjejnë më vështirë dashurinë e jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve, transmeton Ekonomia Online. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët “mbrohen”

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitik asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.

Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.

Continue Reading

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading

Lifestyle

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Sugjerimet e Netflix

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar?  Viti 2024 është i mbushur me filma të tillë dhe këto sugjerime janë provat!

“Challengers”

“Love Lies Bleeding

“The Fall Guy”

“The Idea of You

“Música”

“Lisa Frankenstein”

“Mother of Bride”

“Turtles All the Way Down”

“The Bikeriders”

“Fly Me to the Moon”

“Twisters”

“It Ends With Us”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING