Bota
Profesori amerikan: Përparimi i Inteligjencës Artificiale një rrezik për njerëzimin
“Përparimi i Inteligjencës Artificiale një rrezik për njerëzimin”, kështu deklaron regjisori i njohur James Cameron. Profesori thotë se e ka paralajmëruar që në vitin 1984 që kjo do të ndodhte, duke theksuar se shqetësimet e tij po vërtetohen.
Cameron, i cili qëndron pas filmave të suksesshëm si Terminator, beson se teknologjia përbën një kërcënim të rëndësishëm për njerëzimin, ndërsa bën thirrje që njerëzit të marrin në konsideratë se kush qëndron pas zhvillimit të AI, por ta refuzojnë pasi është rreziku më i rëndësishëm me të cilin përballemi.
Drejtori i njohur thotë se vendet dhe organizatat luftojnë për të zhvilluar sistemet më të avancuara të AI. Cameron paralajmëron se ne mund të arrijmë në një pikë ku luftimet do të mund kontrollohen dhe kryhen plotësisht nga kompjuterët, duke tejkaluar aftësinë njerëzore për të ndërhyrë ose për të ulur konfliktet e mundshme.
Tre vjet më parë, në një intervistë, Cameron parashikoi një konflikt të vazhdueshëm midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale, teksa tha se ekspertët e AI pohojnë se ka shumë të ngjarë që ata të zhvillojnë sisteme AI të barabarta ose që tejkalojnë inteligjencën njerëzore.
Cameron mendon se ka mbikëqyrje të pamjaftueshme në lidhje me zhvillimin e AI, duke theksuar kërcënimin e mundshëm ekzistencial që paraqet. Askush nuk merr parasysh pasojat dhe implikimet e mundshme të AI në fusha të ndryshme si lufta, ekonomia dhe sistemet sociale.