“Ora News” ka mësuar se në fjalën e mbrojtjes, Jeton Lami, ka pretenduar se është i pafajshëm dhe se sipas tij nuk ka “Shpërdoruar detyrën” teksa shoqërohej me Ervis Martinaj.
Jeton Lami, ka folur se gjatë kohës kur transportonte Martinaj, ai nuk ka pasur dijeni se biznesmeni i lojrave të fatit, ishte shpallur në kërkim me vendim gjykate.
“…në kuadër të ushtrimit të detyrës unë kisha dijeni zyrtare që ndaj shtetasit Ervis Martinaj është vendosur masa “arrest në burg”, në mungesë, në datën 17 Maj 2022. Në dosjen gjyqësore të prokurorisë, nuk ka asnjë provë shkresore apo me dëshmitarë që të provojë se Jeton Lami ka dijeni zyrtarisht dhe në formën e kërkuar nga ligji…”-është shprehur Jeton Lami në mbrojtjen e tij.
Sipas specialistit të skuadrës operacionale të kërkimit “FAST”, detyra funksionale e tij, ka qenë ajo e ndalimit të personave të cilët kërkoheshin nga shtete të tjera për qëllime ekstradimi apo të dënimeve që ata kanë marrë në shtetet jashtë Shqipërisë.
Më tej në mbrojtjen e tij, Jeton Lami, ka pretenduar se gjatë kohës që ishte në detyrë, Policia nuk i kishte ngarkuar zyrtarisht detyra të posaçme operacionale për ndalimin e Ervis Martinaj.
“…unë kurrë nuk kam marë një detyrë nga shefat e mi për arrestimin e Ervis Martinaj dhe kurrë nuk i jam shmagur çdo detyre që më është ngarkuar gjatë kohës që isha pjesë e policisë…”-ka preteduar Jeton Lami.
Pavarësisht këtyre thyënieve dhe kërkesës për pafajësi, gjykata e Lezhës në muajin Maj 2023 vendosi të dënojë Jeton Lamin me 2 vjet e 10 muaj burgim.
Njëherësh Lami për një periudhë 5 vjeçare përjashtohet nga e drejta për tu punësuar dhe mbajtur poste në administratën Publike.
Sipas hetimeve specialisti i policisë Jeton Lami, ishte njeriu i fundit që ka shoqëruar të kërkuarin Ervis Martinaj, medis datave 5 dhe 6 gusht të vitit 2022.
Lëvizjet e fundit të Martinaj nën shoqërinë e Jeton Lamit, u janë identifikuar në ambjentet e hotel “Kontinenal” dhe Kastrati në Vorë. Ku më pas Martinaj është larguar nën shoqërinë e një automjetij tjetër në zonën e Shijakut, dhe pikërisht në këtë zonë humbin të gjitha gjurmët e tij.
Por gjatë kërkimeve për të mësuar fatin e Ervis Martinaj, policia dhe prokuroria zbuluan se transportues dhe prenotues i hoteleve ku qëndronte Martinaj, ishte punonjësi i policisë, Jeton Lami./oranews