Sport
Al Hilal ‘lan në ar’ Kylian Mbappe, i ofron 700 milionë euro për…
Arabia Saudite ka vendosur “të djegë” merkaton e verës, teksa Al Hilal ka bërë një ofertë të parezistueshme për Kylian Mbappe. Në total arabët janë të gatshëm të harxhojnë 1 miliardë euro për këtë operacion. Ata kanë bërë një ofertë prej 300 milionë eurosh për të marrë lojtarin për një sezon nga PSG-ja, teksa paga e tij për vetëm 12 muaj do jetë 700 milionë euro, ose e thënë ndryshe 13.4 milionë euro në javë.
Sulmuesi ka kontratë me PSG-në deri në verën e 2024, teksa nuk kërkon të rinovojë. Për këtë çështje në Paris e kanë bërë “non-grata” lojtarin, duke mos e marrë në turneun e Azisë. PSG kërkon ta shesë lojtarin dhe të përfitojë diçka këtë sezon, pasi në merkaton e verës 2024 ai do të largohej falas.
Me Arabinë që është një “minierë ari”, PSG kërkon të arkëtojë shumën e majme dhe më pas të lërë të lirë lojtarin. Kësisoj, Mbappe ka shanse që verën e 2024 të lërë arabët dhe të bashkohet falas me Real Madridin, një transferim i shumëpritur prej tij.