Connect with us

Bota

Peshku me radioaktivitet 180 herë më shumë se ai ligjor rrit shqetësimet ndërkombëtare

Ceziumi radioaktiv, 180 herë më i lartë se kufiri i sigurtë, u gjet në peshqit e kapur pranë një kullimi në centralin bërthamor Daichi në Fukushima.Peshku i zi u kap më 18 maj dhe nga matjet e operatorit Tepco rezultoi se përqendrimi i cezium-137 ishte 18 mijë bekerel për kilogram, ndërsa maksimumi ligjor është 100 bekerel për kilogram.Mediat e huaja shkruajnë se një total prej 44 peshqish me nivele cezium 137 mbi 100 bekerel për kilogram u gjetën në portin e uzinës së Fukushimës midis majit 2022 dhe majit 2023, konfirmoi Tepco, nga të cilët 90% u kapën në ose pranë valës së brendshme.

Midis atyre peshqve të zbuluar me nivele më të larta radioaktiviteti ishte një ngjala me 1700 Bq/kg e kapur në qershor 2022 dhe një troftë deti me 1200 Bq/kg prillin e kaluar.Një fakt i tillë është një shqetësimi ndërkombëtar në lidhje me hedhjen e planifikuar të 1.3 milion ton ujë radioaktiv të trajtuar nga Fukushima në Oqeanin Paqësor, një plan i miratuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara (IAEA).

Muajin e ardhshëm Tepco është planifikuar të fillojë lëshimin e ujit të trajtuar, një proces që do të marrë dekada për të përfunduar.Ndërkohë Kina që është importuesi më i madh në botë i ushqimeve të detit japonez njoftoi në fillim të korrikut se do të ndalojë importin e ushqimit nga një e pesta e prefekturave të Japonisë për arsye sigurie, ndërsa tani e tutje do të shqyrtojë dokumentet që shoqërojnë ushqimin e eksportuar nga arkipelagu japonez.Shqetësime janë shprehur edhe nga vende të tjera përfshirë Korenë e Jugut dhe atë të Veriut, të cilat mund të vendosin kufizime në importet e tyre nga Japonia.

Advertisement