Connect with us

Bota

Erdogan i prerë: Synojmë për një Turqi të fortë në terren dhe në tryezë

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, në rastin e 100-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Lozanës, ka deklaruar se Turqia do të vazhdojë përpjekjet për të konsoliduar sigurinë në rajon, duke synuar një Turqi më të fortë.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të konsoliduar paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë, me synimin për një Turqi të fortë në terren dhe në tryezë”, tha Erdogan.

Në të njëjtën kohë, ai shtoi se “duke mbrojtur me vendosmëri të drejtat e fituara me Traktatin e Lozanës, do të forcohen edhe fitimet për vendit.

“Solidariteti i treguar nga shteti dhe kombi ynë pas tërmeteve të 6 shkurtit, “fatkeqësisë së shekullit”, është shembulli më i fundit dhe burim i rëndësishëm i forcës dhe i frymëzimit në vizionin tonë për “Shekullin e Turqisë”, që filluam ta ndërtojmë natën e 28 majit, është dashuria e kombit tonë për të jetuar në atdheun e tij me dinjitet, liri dhe krenari”, ka thënë ndër të tjera.

Advertisement