Connect with us

Sport

Emiliano Martinez, zëvendësimi perfekt i Onanës

Transferimi i “gardianit” kamerunas, Andre Onana drejt “djajve” të Manchester United, si dhe largimi pas përfundimit të kontratës së slloveni Samir Handanovic ka lënë një boshllëk të madh mes “shtyllave” të Inter,  “boshllëk” i cili duhet të plotësohet pa nisur sezoni i ri.

Prej disa javësh “zikaltërit” janë në kontakt me emra të ndryshëm për portën, ku më të përfolurit janë zvicerani Yann Sommer dhe talenti ukrainas, Anatoliy Trubin, mirëpo ditën e sotme ka patur dhe disa zhvillime të reja.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, zhvillimet e reja lidhen me “më të mirin” e Kupë së Botës, argjentinasin Emiliano Martinez, i cili pëlqehet shumë nga bordi “zikaltër”, si dhe ofron goxha siguri mes shtyllave.

Inter ka bërë dhe ofertën e parë zyrtare drejt Aston Villa, për argjentinasin, ofertë që kap vlerën e 15 milionë eurove, mirëpo kjo ofertë është refuzuar pasi anglezët kërkojnë më shumë. Por nuk është vetëm kjo pasi “zikaltërit” duhet të negociojnë edhe me “gardianin” argjentinas për të arritur akordin me të.

Advertisement