Connect with us

Bota

Temperaturat e larta mund ta bëjnë botën pjesërisht të pabanueshme

Valët e të nxehtit janë vetëm fillimi. Një e pesta e popullsisë së botës do të rrezikohet në të ardhmen nga nxehtësia vdekjeprurëse. Si mund t’i kundërvihemi kësaj?Në hemisferën veriore temperaturat e motit kanë arritur nivele të larta rekord, në vendet si Greqi, Itali,  Spanjë, Kinë, SHBA apo Japoni. Aktualisht nga shumë vende vijnë lajme për temperatura ekstreme, bilanci i të cilave është i vështirë të bëhet.Sipas mediave kineze, në veriperëndim të vendit ka shpërthyer një mot me nxehtësi të madhe dhe temperatura që kanë arritur 52 gradë Celsius. Në ishullin italo-jugor të Sicilisë dhe Sardenjës temperaturat pritet të arrijnë 48 gradë Celsius.

Autoritetet japoneze kanë shpallur gjendjen e alarmit për shkak të motit të nxehtë dhe i kanë bërë thirrje miliona vetëve që të mbrohen nga nxehtësia përvëluese. Në jug të SHBA ditët që vijnë pritet që 80 milionë vetë të preken nga moti i nxehtë vdekjeprurës. Temperaturat janë rritur edhe në Europë, ku bëhet e ditur se verën e kaluar në shumë vende moti ka qenë aq i nxehtë saqë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 60 mijë vetëve.A do të mund jetë e banueshme Toka pas ngrohjes me 2,7 gradë?Një studim i gazetës Nature Sustainability vjen në përfundimin se pa mbrojtje të madhe të klimës në më pak se 80 vjet rreth 2 miliardë vetë do të rrezikohen nga nxehtësia ekstreme dhe vdekjeprurëse. Kjo shifër përbën 23 përqind të sasisë së popullsisë që bota pritet të ketë në atë atë kohë.

Advertisement