Lifestyle
Shega, simbol i shëndetit të mirë
Disa fruta kanë aftësinë për të të bërë menjëherë nostalgjikë. Edhe aroma më e lehtë mjafton që të zgjojë kujtime të njerëzve, vendeve dhe kohëve të kaluara.
Dhe nga të gjithë produktet, shegët janë ato që na ngjallin edhe më shumë kujtime veçanërisht nga fëmijëria teksa mundoheshim t’i hapnim për t’u mrekulluar me shijen e tyre.
Të konsideruara si një nga pemët më të vjetra në botë, shegët përmenden që në dokumentet e para historike. Origjina e tyre është Persia e Lashtë dhe Mesdheu është një nga zonat më pjellore me këtë pemë hyjnore.
Shqipëria ka një traditë të vjetër të kultivimit të shegëve. Tradicionalisht, shega njihet si simbol i shëndetit të mirë. Ajo ka veti antioksidante, antibakteriale dhe kundër radikaleve të lira.
Shega është burim i pasur vitaminash, ajo përmban vitaminat A, C dhe E por edhe acid folik. Ky frut ka tre herë më shumë antioksidantë se vera dhe çaji jeshil.