Connect with us

Rajon

Kur Bislimi s’ka shishe, gjuan me rrena/ Deklarata e forte e Petkoviç

Deklaratës së Zëvendës Kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ku ky i fundit denoncoi thirrjet shoviniste të tifozëve ultranacionalistë të klubit “Crvena Zvevda” që kërkonin “kthim të ushtrisë serbe në Kosovë”, i ka reaguar edhe zyrtari serb, Petar Petkovic, i cili shkroi se “kur Bislimi s’ka shishe të ujit, ai gjuan me rrena”.

“Në mungesë të shishes së ujit, Besnik Bislimi gjuan me rrena. Ai është ekspert në këtë fushë, si dhe në provokimeve dhe konflikte” – ka shkruar Petar Petkovic, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Bislimi reagioi fort dje ndaj thirrjeve fashiste të tifozëve serbë teksa dhe u shpreh se “gjithçka” në Serbi, prej mediave e deri te shkenca, “përdoret nga Vucic si mjet propagandistik për të nxitur dhunë, terror, tensione dhe luftë”.

 

Advertisement