Connect with us

Kosova

Vendimi i Qeverisë për Klan Kosovën, Çitaku: Liria e fjalës po sulmohet brutalisht

Pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, vendosi ta refuzojë ankesën e Klan Kosovës për pezullim të licensës, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht dhe se kjo nuk është dhe nuk duhet të jetë betejë e vetëm një medium por betejë e shoqërisë që sipas saj “as nuk nënshtrohet dhe as nuk frikësohet”.

Reagim ka patur edhe nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se vendimi është i papranueshëm, i rrezikshëm dhe kundër secilës vlerës demokratike mbi të cilat është ngritur Kosova.

Sipas Krasniqit, Qeveria Kurti nga paniku, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve të padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale.

Advertisement