Gjykata e Posaçme ka lënë në burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, i cili sipas hetimeve të SPAK rezulton i përfshirë në ngjarje kriminale.
Ka qenë avokati i tij, Ylli Manjani, që ka treguar detaje nga salla e gjyqit sot në GJKKO, ku klienti i tij mohoi kategorikisht akuzat.
“Ai ka mohuar që të jetë përdorues i këtyre aparateve dhe pronar i atyre fjalëve që thuhet se janë në komunikime.”, tha Manjani.
Deklarata e Manjanit:
Hetimi ka filluar me indicie policore. Nuk ka asnjë provë që klienti im të ketë lidhje me ato ekriptime. Flitet për persona në hetim dhe indicie që janë marrë me letër-porosi nga Franca. Mënyra si është marrë nuk është e qartë.
Si lidhet, ajo që thuhet me personat. Dhe e treta si lidhen ngjarjet e pretenduara me veprimet dhe pasojat që kanë ardhur. Ju lutem mos merrni persona në qafë.
Prokuroria është treguar e papjekur sepse ka nxituar me masë. Në vend që të hetonte dhe të provonte ato që thoshte. Gjithë ky nxitim nuk ka për t’i shërbyer as prokurorisë, por futjen në sherr të njerëzve.
Gjoka ka mohuar që të jetë përdorues i këtyre aparateve dhe pronari i atyre fjalëve që thuhet se janë në komunikime.