Connect with us

Kosova

‘Ke dhe dy muaj jetë’/ Kërcënohet me jetë deputetja e njohur

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi zyrtarisht se Prokurori i Shtetit, ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktim të masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente, ndaj të pandehurit A.B., për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 2 maj 2023 rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “facebook”, me dashje dhe me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht të dëmtuarën Ariana Musliu Shoshi, deputete e Kuvendit të Kosovës, për shkak të detyrës së saj.

Prokuroria deklaron se i pandehuri nga një profil në rrjetin social “facebook” i drejtohet: “…sa të vij në pushim…edhe dy muj i ke jetë. Midis Prishtinës kam me t’masakrue…”, ku me këtë rast tek e dëmtuara është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe e pasigurisë për jetën, ndaj me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale të kanosjes.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në ngarkim.​

Advertisement