Connect with us

Rajon

Serbia nuk ka ndryshuar, Kosova të ketë unitet politik e koordinim me Amerikën

Pas tensioneve të fundit në veri të vendit, ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha apelon politikën kosovare për unitet lidhur me çështjen e dialogut, si dhe koordinim më të ngushtë me aleatët. Sipas tij, kjo do të jetë rruga më e mirë për shmangien e incidenteve dhe konflikteve eventuale në Kosovë apo dhe në Ballkanin Perëndimor. Në të kundërtën, thotë se çdo zvarritja e proceseve mund të mos jetë në favor të Kosovës.

Ish-ambasadori Dinosha, njëherësh kryetar i Unionit Nacional Shqiptar, tha se në veçanti, kontakti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë i përhershëm. Ai foli gjithashtu për marrëveshjen e Ohrit, si dhe shfrytëzimin e momentumit për shqiptarët, pas luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

Dinosha theksoi edhe ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, bazuar në përvojën e Malit të Zi, ku tërheq vëmendjen se tendencat përtej asaj që është dakorduar deri më tani duhet të shkëputen menjëherë.

Marrë parasysh propagandën e Serbisë karshi Kosovës, ai u shpreh se është momenti i fundit kur gjërat duhet të nisin të marrin zgjidhje, në mënyrë që imazhi i Kosoves të mos dëmtohet në botë. Ai apeloi për unitet politik në mënyrë që vendi të ecë përpara.

“Kosova duhet të fokusohet në zgjidhjen e problemeve pavarësisht se ka përballë një vend me regjim dictatorial ku Aleksandër Vucic nuk dallon shumë nga ish kreu i shtetit serb, Milloshevic.

 

Advertisement