Kronike
FOTOT: Gjurmë gjaku, plumba në dritare e mur, ja banesa ku u vetëvra 55-vjeçari që ekzekutoi gruan në Maliq
Kjo është banesa ku Gjergji Mullalli, 55-vjeç u fsheh pasi vrau me armë zjarri dhe hodhi në pusetë gruan e tij Luiza Mullallin 46-vjeçe.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Zëmblak të Maliqit, teksa autori pas krimit u arratis. Policia u vu në kërkim të tij dhe ditën e sotme rrethoi fshatin për ta kapur.
55-vjeçari qëlloi disa herë ndaj policisë nga banesa e braktisur ku ishte fshehur dhe siç shihet dhe në pamje shenjat e plumbave janë ende në mur. Po kështu në vendin ku u vetëvra janë ende gjurmët e gjakut.
Çifti ishin prindër të tre fëmijëve dhe në proces divorci. Gruaja jetonte me djalin, teksa dy vajzat jetojnë në Greqi me familjet e tyre.