Bota
Japonia në alarm nga tajfuni, anulohen qindra fluturime
Tajfuni Kanun i është afruar sot ishullit Okinawa në Japoninë jugore, duke shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve, ndërsa mijëra banorëve u është kërkuar të evakuohen.
Autoritetet në disa qytete në ishull kanë lëshuar urdhra evakuimi pasi tajfuni, i cili po godet Oqeanin Paqësor me erëra deri në 100 milje në orë, pritet të arrijë në Okinawa në mbrëmje.Sot në orën 10:00, tajfuni “i fortë” u lokalizua 240 kilometra në juglindje të Naha, kryeqyteti i ishullit, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.