Connect with us

Kosova

Biserko: Radikalizimi i serbëve në Kosovë mbart potencialin për konflikt

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, në një intervistë për portalin “Autonomija”, ka konsideruar se radikalizimi i komunitetit serb në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë nga ana e Serbisë, mbart potencialin për hapjen e një fronti të dytë në Evropë, pas agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës.
“Interesi i Rusisë është të demonstrojë dobësinë dhe pavendosmërinë e Perëndimit dhe NATO-s” – ka thënë Biserko, ndërsa ka kërkuar “reagim vendimtar” ndaj Serbisë.
“Fakti është se Serbia po e pengon konsolidimin e vendeve fqinje dhe se përmes kontrollit të komuniteteve serbe në ato vende po e pengon integrimin e tyre në ato shoqëri” – ka shtuar Biserko.
Gruaja që dokumentoi krimet e kryefashistëve serbë – Sllobodan Millosheviç dhe Vojisllav Sheshel – në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1990-1999, theksoi se Serbia i ka caktuar vetes “rolin e një lidereje rajonale”, ndërsa duke e projektuar veten “fuqia më e madhe ushtarake”, ajo ruan tensionet dhe atmosferën e një lufte të papërfunduar.
“Për këto arsye është vendimtare se si do ta trajtojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës rajonin gjatë vitit të ardhshëm” – ka theksuar Biserko, teksa dhe ka nënvizuar se as Bashkimi Evropian nuk ka treguar vullnetin apo aftësinë për të mobilizuar qytetarët serbë për të ardhmen evropiane. Përkundrazi, ka potencuar ajo, pavendosmëria dhe mosbindësia e saj çuan në zhg

Advertisement