Connect with us

Kosova

Tensionet në veri, eksperti gjerman i drejtohet Perëndimit: Bëjani të qartë Beogradit…

Eksperti gjerman Kurt Bassuener nga organizata ndërkombëtare ‘Këshilli për Politikën e Demokratizimit’, me seli në Berlin, ka folur lidhur me mundësinë e uljes së tensioneve në veri të Kosovës.
Bassuener ka thënë se ndërkombëtarët do të duhej t’ia bënin të qartë Serbisë, se provokimet në Kosovë, janë të papranueshme dhe se të njëjtat do të shkaktojnë pasoja për Beogradin.
“Mendoj se nëse Perëndimi demonstron përkushtimin e tij për “de-përshkallëzimin” duke ia bërë të qartë Beogradit se shfaqjet e luftënxitjes, si dhe vendosja e ushtrisë serbe në gatishmëri, janë të papranueshme dhe me pasoja, do të ishim shumë më afër arritjes së lëvizjes përpara në marrëdhëniet Prishtinë-Beograd”, ka thënë eksperti.
Ai ka përmendur edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sipas tij, “Po ashtu në një kornizë më të gjerë – nëse do të ishte e qartë se qëllimi nuk ishte thjesht “normalizimi”, por arritja e njohjes së plotë të Kosovës nga Serbia, mendoj se ekuacioni për Asociacionin do të ishte thelbësisht i ndryshëm”

Advertisement