Connect with us

Kronike

EMRI/ Aksidentoi të miturin, shoferi punonjës i policisë kufitare

Mesditën e sotme në qytetin e Bilishtit, është përplasur një 7-vjeçare, duke ecur në rrugë.

Shoferi, Franc Bylyku, është punonjës policie i kufirit, në doganën e Kapshticës.

Komisariati i Devollit dhe AMP do të hetojnë mbi rastin.

Sipas informacioneve, fëmija i ka prerë rrugën duke vrapuar dhe polici e ka goditur me pjesën e pasqyrës.

Nga burimet policore konfirmohet se punonjësi i policisë nuk ka qenë me shpejtësi të lartë, as nën ndikimin e alkoolit, ndërsa fëmija jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.”- njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Advertisement