Bota
Ministri ukrainas: Vetëm Erdogani mund ta bindë Putinin të…
“I vetmi person që mund të rikthejë Vladimir Putinin në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi është presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan”, kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
Ai gjithashtu ka shtuar se Ukraina duhet të koordinohet me Erdoganin për të bindur presidentin Putin.
“Ukraina po koordinohet me Erdoganin për të bindur Putinin që të kthehet në marrëveshjen e Detit të Zi. Erdogan gjithashtu po komunikon me Zelenskyn , është një çështje në interes të përbashkët”, ka thënë ndër të tjera ai.