Kronike
Vrasja e Ndojit/ Gjoka pyet policin: Dora e kujt duket?
Të tjera detaje zbardhen nga dosja hetimore e SPAK nga operacioni ‘Metamorfoza’, ku u fundos grupi kriminal dhe u lëshuan 15 urdhër-arreste.
Në dosjen hetimore të SPAK, ndër të tjera, nga përgjimet e marra nga aplikacioni SKY, biznesmeni Pëllumb Gjoka, komunikon me si Ardrit Hasanbegaj, duke e pyetur se “çfarë ishte ajo e mbrëmshmja”, duke iu referuar vrasjes së Gjin Ndoj.
Kujtojmë së Pëllumb Gjoka ka pasur rolin e porositësit për vrasjen e shtetasit Kleant Musabelliu, ndërsa Behar Brajoviç (Bajri) do të vriste Gjin Boriçi (Ndoj) për llogari të Ervis Martinajt, ndërsa ky i fundit thuhet se do të vriste Kleant Musabelliun, menjëherë pas vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi (Ndoj).
Në komunikimin që Gjoka ka me ish-policin, e pyet se “si duket si dorë”, përtë kuptuar nëse policia ka mundur të zbuojë identitetin e varsësit të Ndojit.
Kujtojmë se Ardrit Hasanbegaj ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici duke shfrytëzuar aksesin që ka pasur për shkak të detyrës si oficer policie me detyrë Shefi i Sektorit të Hetimeve në Drejtorinë të Policisë Shkodër.
Pjesë nga dosja:
Në orën 14.49 shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj.
Pëllumbi e pyet se, “çfarë ishte ajo e mbrëmëshmja” (vrasja e Gjin Ndoj).
Ardriti i përgjigjet që, “nuk e di, paska qenë me hasmëri, për punën e një vëllait, plus paska qenë kollarexhi”.
Pëllumbi e pyt që, “si duket si dorë”?
Ardriti i përgjigjet që, “ka punuar mirë kopili dhe si duket kanë qenë dy ose më shumë. Të vështirë do e kemi do të nxjerrim diçka”.
Pellumbi i thotë që, “lëreni në kollaren e vet”.
Në orën 17.09 shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DGLXJM i identifikuar si Ardrit Hasanbegaj dhe ky i fundit e pyet nëse, “ky e njihte DD sepse vëllai i ktij takuar Dor Dulin”.
Pëllumbi i shprehet që, “këta të vrasin dhe të vijn edhe me u pjek”.
Pellumbi i shkruan Arditit “nëse, ke info për Dorin më thuaj”./balkanweb