Sport
Sulmuesi zviceran prezantohet në Milano: Një ekip i fortë
Milani është mjaft aktiv në merkato dhe Noah Okafor ishte një prurje mjaft e rëndësishme për skuadrën e Piolit. Sulmuesi zviceran është prezantuar në Milano, duke u përgjigjur pyetjeve të ndryshme.
“Milani është një ekip i fortë. Jam i bindur se na pret një sezon i mrekullueshëm”.
E prisnit të vini në Milano pas dy ndeshjeve të Champions League vitin e kaluar?
“Gjërat vijnë shpejt në futboll. Vitin e kaluar u përballa me Milanin, pas këtyre ndeshjeve mbajta kontakte me ekipin. Tani jam i kënaqur që jam këtu”.
A ka ndonjë shok që ju ka bërë përshtypje?
“Të gjithë, veçanërisht Giroud. Kam folur shumë me të. Më ka ndihmuar edhe Leao. Kam gjetur cilësi të shkëlqyera te këta dy lojtarë. Mendoj se jemi një ekip i shkëlqyer, i kompletuar, mezi pres të filloj”.
A është Milan fitues i Scudettos?
“Milani është shumë i fortë, si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. Mendoj se pres një sezon të madh.”