Connect with us

Kronike

Përmbyset makina, dy të plagosur në aksin rrugor…

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Vlorë-Fier, në afërsi të nënkalimit të Novoselës.

Mësohet se një automjet tip ‘Fuoristradë’ me targa  AA285SM ka dalë nga rruga e për pasojë është përmbysur.

Raportohet se si rezultat i aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjerja, të cilët janë duke u mjekuar në spitalin e Vlorës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement