Pinknews
Kriset miqësia me Semin? Bora Zemani sqaron gjithçka
Shoqëria e tyre mori një jehonë të madhe vitin e kaluar brenda mureve të shtëpisë së famshme ‘Big Brother Albania’. Bëhet fjalë për prezantuesen Bora Zemani dhe këngëtaren Semi Jaupaj.
Vetëm dy ditë më parë u përfol se mes shoqeve miqësia ishte krisur dhe shkak për këtë u bë mungesa e “like-ve” dhe komenteve në profilin e njëra-tjetrës në Instagram.
Por shoqet menjëherë kanë hedhur poshtë zërat me anë të një postimi në rrjetet sociale që i dedikohet miqësisë.
“Ka diçka kaq të bukur për të pasur miq afatgjatë, që kanë dëshmuar versione të shumta tuajat dhe ju kanë dashur pa kushte në secilin version.”, shkruhet në postim ku Bora bën tag Semin dhe shoqen e tyre tjetër.