Sport
Ndeshja kthehet në ‘arenë dhune’, 1 viktimë dhe disa të plagosur në Greqi
Një i vdekur, 6 të plagosur, ky është bilanci i trazirave të ndodhura mbrëmjen e së hënës në rrugët e Athinës. Mes tifozëve të AEK dhe atyre të Dinamo Zagreb pati një përplasje të dhunshme duke vendosur ndjeshëm në dyshim edhe organizimin e këtij takimi, i vlefshëm për kualifikueset e Champions League. Në transfertën e Athinës kanë udhëtuar shumë tifozë kroat, ndërsa 200 prej tyre, tifozë ultras, shkaktuan trazira të shumta, duke thyer dyqane, djegur makina dhe biznese, ndërsa nuk mungoi dhe përplasja me tifozët e AEK.
Pikërisht nga ky konfrontim një tifoz grek, Nea Philadelphia, gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve me thikë. Viktima u shoqërua në spital, por ndërroi jetë sapo u shtrua. Mes 6 personave të plaguar, 3 grek dhe tre kroat, disa prej tyre janë ende në gjendje të rendë.