Aktualitet
Astmer Bilali kërkon lirinë
Astmer Bilali ka apeluar në apelin e GJKKO masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar nga Gjykata e Posaçme, i cili u vu në pranga në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, ku u lëshuan 15 urdhër-arreste në total dhe vetëm 6 persona përfunduan në qeli.
Ai ka kërkuar një masë më të butë sigurie duke kërkuar nxjerrjen nga qelia e burgut.
Sipas deskriptimit të bisedave në aplikacionin “Sky”, Astmer Bilali ishte angazhuar për vrasjen e Ibrahim Licit, Dorian Duli dhe Genc Tafilit, të cilët do ekzekutoheshin në varrimin e Indrit Rrajës. Për vrasjen e tyre, veç Bilalit ishin angazhuar dhe Prekë Kodra, Aleks Ndreka dhe persona të tjera, ndërsa porosia vinte ekskluzive nga Behar Bajri, teksa dijeni ka pasur edhe Pëllumb Gjoka, i cili jep herë pas here informacion për grupin kriminal.
Behar Bajri komunikonte me Astmer Bilalin në aplikacionin “Sky” dhe vrasjen e Ibrahim Licit e kërkonin me çdo kush të dy, edhe pse kanë qenë shok fëmijërie.
Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’iu fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.