Bota
Shqiptari në arrest shtëpie telefonon karabinierët: Më qëlloni në kokë
Dy javë më parë ai ka telefonuar karabinierët, të cilët kur kanë mbërritur në shtëpinë e tij u ka kërkuar që ta qëllojnë në kokë. Sipas mediave italiane, shqiptari u tha se ai nuk kishte më dëshirë të qëndronte në “arrest shtëpiak”, nga frika se nuk do të mund të kontrollonte instinktet e tij. Kjo sepse deri më tani, ai kishte dëmtuar nënën dhe djalin e tij, me të cilët jetonte.
Burri u arrestua majin e kaluar për keqtrajtim, lëndim dhe dhunë seksuale ndaj partneres së tij 46-vjeçare, e cila ndërkohë është larguar nga shtëpia me djalin e saj të mitur. I vendosur në arrest shtëpiak me nënën e tij të moshuar dhe djalin tjetër, 50-vjeçari ka shkelur masën duke u përfshirë në sjellje të pahijshme, deri në episodin e dy javëve më parë.
Gjykata ka pranuar kështu kërkesën e prokurorit, duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 50-vjeçarit.