Kronike
EMRI/ Dhunoi policët, arrestohet 26-vjeçari
Një 26-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi u konfliktua fizikisht me dy persona dhe dhunoi efektivët e Policisë së Shtetit që ndërhynë për ta ndaluar. 26-vjeçari Ertigen Alla, banues në Bulqizë, po konfliktohej për motive të dobëta me shtetasit B.Ç., 41 vjeç dhe O.V., 35 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariat palët në konflikt, dhe gjatë shoqërimit 26-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë uniformat blu. Megjithatë është prangosur në flagrancë për veprën penale të “Kundërshtimi me dhunë i Punonjësit të Policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
NJOFTIMI I PLOTË:
Bulqizë
U konfliktua fizikisht me dy shtetas dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë vihet në pranga 26-vjeçari. Procedohen penalisht edhe dy shtetasit që u konfliktuan me 26-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen e njoftimit se në qendër të qytetit Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku ka rezultar se: Shtetasi E.A, 26 vjeç, banues në Bulqizë, për motive të dobëta po konfliktohej me shtetasit B.Ç., 41 vjeç dhe O.V., 35 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariat palët në konflikt, dhe gjatë shoqërimit shtetasi E.A, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë .
Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, shtetasi E.A., është arrestuar në flagrancë për veprën penale të “Kundërshtimi me dhunë i Punonjësit të Policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit B.Ç., dhe O.V., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Sqarojmë se pamjet e bëra publike dje në disa media dhe rrjete sociale, i përkisnin këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prkurorisë, për veprime të mëtejshme.